Tre persona kanë rënë në pranga ditën e sotme, pasi akuzohen se kërcënuan me armë zjarri një person.
Sipas policisë, të rinjtë me inicialet A. P., 19 vjeç, A. C., 21 vjeç dhe E. U., 21 vjeç, të tre banues në fshatin Rranxë, Vau i Dejës po kërcënonin me armë një person për motive të dobëta. Gjithashtu, nga hetimet u zbulua se këta tre persona në datën 18 nëntor 2022, në fshatin Mjedë kanë djegur 3 automjete, ndërsa në datën 10 janar 2023, në fshatin Kaçë kanë djegur 1 automjet.
Gjatë kontrolleve, u gjet edhe një armë zjarri pushkë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit kallashnikov të përdorur për kërcënimin, municion luftarak, një automjet dhe 3 celularë.