Parashikimi i moti/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

0

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jetë dominant.

Më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në zonat qendrore duke rrezikuar momente me pika shiu duke lënë të gjithë pjesën tjetër të territorit me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit, por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke u luhatur nga 5°C vlera më e ulët deri në 26°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior -Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.