Shqipëria
Pritet sërish rënie e vlerave Barike, duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të motit të kthjellët por relativisht të ftohtë; por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Ndërsa; orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në të gjithë territorin e vendit por mundësia për reshje është thuajse zero.
Rikthehen problematikat e ngricave në akset rrugore; përgjatë zonave malore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2 C deri në 15°C.
Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi deri në 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë Republikën e Kosovës ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat perëndimore dhe ,veriperëndimore ndërsa vranësirat do të përqëndrohen në zonat Lindore të Kosovës.
Parashikohet që; orët e vona të pasdites të sjellin grumbullim të vranësirave në ekstremin Verior të Kosovës duke rrezikuar momente me flokë dëbore në majat e maleve.
Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -4 C deri në 6°C.
Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por mesatare gjatë orëve të pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.