Pritet ndryshim i situatës atmosferike në pjesën më të madhe të territorit shqiptar; duke sjellë dobësim të dukshëm të vranësirave dhe shirave; megjithatë do të mbeten prezente; në zonat malore verilindore – juglindore.
Parashikohet që orët e pasdites; të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit ku në skajin Juglindor do të ketë momente me pika shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 29°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi; Perëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.