Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

0

Masat ajrore të qëndrueshme do të dominojnë kushtet atmosferike edhe në Republikën e Kosovës; duke bërë që paraditja të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime dhe kalimeve të vranësirave në zona të izoluara duke sjellë momente me flokë dëbore.

Parashikohet që moti i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta të vijojnë edhe në pjesën e dytë të ditës në të gjithë republikën e Kosovës, por temperaturat e ajrit do të zbresin.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga -6°C vlera minimale deri në 4°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare, por herë pas-here e fortë duke arritur shpejtësinë  mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.