Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

0

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët dhe me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë vendin, e lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era ka fryrë me drejtim verilindje, veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës fitoi shpejtësi deri në 21m/s, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 3-4 ballë.