Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

0

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në vendin tonë; mot të kthjellët gjatë gjithë paradites.

Ndërsa orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në gjysmën lindore të Shqipërisë; megjithatë nuk priten reshje në territor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të letë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera më e ulët e cila do të shënohet në qytetin e Ersekës deri në 33°C vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1-2 ballë