Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

0

Ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 10-16 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.