Parashikimi i motit për sot 8 mars

0

Sipas parashikimit masat ajrore nga verilindja e kontinentit do të kushtëzojnë në vendin tonë mot kryesisht të kthjellët, por më të ftohtë gjatë pjesës së parë të ditës.

Por orët e pasdites sjellin shtim të vranësirave në zonat veriore duke rrezikuar gjatë mbrëmjes dhe natës reshje të pakta.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 2 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu