TIRANË- Diçka po ndodh brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Në një bisedë me aktorin Amos Zaharia në sallon, Olta Gixhari i tha atij se parashikonte se shumë shpejt në shtëpi do të niste një fortunë që kishte atë në qendër. Sipas saj, janë disa banorë të cilët që nga fillimi nuk e kanë qejf atë. Por nuk ka përmendur asnjë emër. Nga ana tjetër, Amos duket se e ka marrë mesazhin, duke u shprehur se “Big Brother” po e vëzhgon.