TIRANË- Historiani Auron Tare ka reaguar në lidhje me dhënien me koncesion të Parkut të Butrintit. Me anë të një postimi në Facebook, Tare shkruan se sipas njoftimit që ka dhënë Minisria e Kulturës, plani i Menaxhimit për Butrintin është firmosur nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Ndërkohë që ai më posht ka shtuar se fakultetin e drejton Lorenc Bejko, i cili është caktuar nga Ministria e Kulturës si Drejtuesi i Fondacionit që do të menaxhojë Butrintin.
Postimi i Plotë:
FAKT
Ne ndihme te Ministrise se Kultures per te publikuar sa me shume fakte per te kuptuar se cfare po ndodh me ceshtjen “Butrinti” me poshte mund te lexoni: Sipas tabeles me poshte Ministria shkruan se “Plani I Manaxhimit te Parkut te Butrintit eshte firmosur edhe nga Departamenti i Trashegimise Kulturore ne Fakultetin e Historise dhe Filologjise ne Universitetin e Tiranes”
DAKORT
Jeni te lutur te lexoni ne website te ketij fakulteti se kush e drejton ate dhe do te gjeni se fakulteti drejtohet nga Prof. Lorenc Bejko i caktuar nga Ministria e Kultures si Drejtues i Fondacionit qe do te manaxhoje Butrintin