Partia Demokratike rikthehet në Kuvend pas 30 muajsh mungesë. Basha mbledh grupin për aksionin e ri opozitar. Ja sfidat e kësaj legjislature

0

Partia Demokratike rikthehet këtë të premte në Kuvend pas 30 muajsh mungese. Që prej shkurtit të vitit 2019, e deri më tani kanë kaluar 2 vite e gjysëm, qëkur opozita e kryesuar nga PD, dogji mandatet dhe vendosi të ishte jashtë intitucioneve parlamentare.

Përgjatë kësaj kohe që opozita ishte jashtë intitucioneve, ajo ndërmori akte si protestat dhe moshyrje në zgjedhjet lokale të vitit 2019-të, për të kundërshtuar qeverinë e Kryeministrit Rama.

Skenari i PD-së për të lënë parlamentin nuk u realizua, pasi disa deputetë të opozitës nuk i dogjën mandatet, si Rudina Hajdari apo Myslim Murrizi, por nga ana tjetër, vendet e atyre që i dogjën, i zunë disa deputetë që ishin jashtë listave fituese të PD e LSI. Ata formuan opozitën parlamentare, që do mbahet mend si votuese e ndryshimeve kushtetuese, ndryshimeve në kodin zgjedhor, apo të cdo ligji tjetër që maxhoranca socialiste kalonte në Kuvend.

 

Edhe zgjedhjet lokale që opozita bojkotoi nuk ndaluan socialistët të merrnin të gjitha bashkitë e vendit.Hapi i parë i opozitës për t’u rikthyer drejt institucioneve, ishte Këshilli Politik i formuar mes maxhorancës dhe opozitës, për reformën zgjedhore. Në disa takime u desh ndërhyrja e ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë, që palët të gjenin zgjidhje për cështjet që nuk binin dakord.

 

Humbja e zgjedhjeve të 25 prillit, nuk ishte goditja e vetme e fuqishme që mori PD, pasi disa javë më vonë, Departamenti Amerikan i Shtetit, mori vendimin për të shpallur ish-liderin e PD-së, Sali Berisha non grata.

Por nuk mbeti me kaq, pasi Ambasadorja Amerikane, i kërkoi Bashës të reflektonte përgjatë muajit gusht dhe Sali Berisha në shtator të mos lejonte Berishën të ulej në karrigen e deputetit.
Reagimet e Berishës ishin të shumta, ku ai lajmëroi se asnjë kryetar partie, dhe askush tjetër nuk do e pengonte atë të shkonte në Parlament.

Deri më tani Lulzim Basha nuk ka folur publikisht për qëndrimin që do të mbajë PD ndaj Sali Berishës, duke lënë në fuqi, deklaratën që vetë Berisha ka zbuluar për gazetarët, se kreu i PD, i ka kërkuar ambasadores Kim, prova për shpalljen e Berishës non grata.

Çështjet që Partia Demokratike pritet t’i ketë me prioritet për të diskutuar me PS, dhe mbi të gjitha të gjejë konsensus janë ndryshimet kushtetuese, reforma zgjedhore dhe territoriale, pasi sipas opozites, keto 3 cështje kanë pasur ndikimin e tyre në humbjen e zgjedhjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu