TIRANE- Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare ditën e mërkurë, dhe se mbledhja do të zhvillohet në orën 17:30 tek Xibraku. Bëhet me dije se anëtarët nuk janë njoftuar ende për rendin e ditës që do të ketë mbledhja, por kjo vjen pas mbylljes së sesionit parlamentar.
“Përshëndetje! Ju njoftojmë se ditën e Mërkurë dt. 26 Korrik 2023, ora 17:30, në mjediset e Xibrakut do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare. Ju lutem konfirmoni prezencën. Faleminderit!”, shkruhet në mesazhin që iu ka shkuar anëtarëve të Asamblesë Socialiste.