Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare ditën e e enjte.
Lajmi bëhet i ditur nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i cili në një njoftim bën me dije se mbledhja do të zhvillohet në datën 2 shtator në orën 10, në Pallatin e Kongreseve. Më tej Balla njofton se rendi i ditës do të bëhet publik ditën e nesërme.
Mesazhi i kreut të Grupit Parlamentar, Taulant Balla
Të nderuar anëtarë të AK!