Duke filluar nga 8 dollarë, veshjet me çmime modeste të Kate dhe Meghan

0

Ju mund të mendoni se të gjitha rrobat që Kate Middleton dhe Meghan Markle veshin në mbrëmje gala, ngjarje bamirësie dhe darka zyrtare kushtojnë shumë shtrenjtë, por kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Dukesha e Kembrixhit dhe Dukesha e Sussex na kanë befasuar kur janë shfaqur disa herë me fustane që janë lehtësisht të arritshme për shumicën prej nesh. Të dyja ato na treguan se stili definitivisht trashëgohet, nuk blihet.

Këto më poshtë janë veshjet jo të shtrenjta që ato kanë përzgjedhur herë pas here:

1-Në këtë fotografi Kate Middleton kishte veshur një fund leopardi prej 12 dollarësh nga Zara, të cilin e përshtati me një golf të zi.

2-Fustani lejla i Meghan Markle nga marka Aritzia Babaton është blerë me ulje nga $138 në $49.99.

3-Fustani golf në këtë foto të Meghan mund ta gjeni tek marka H&M për vetëm 34.99 dollarë.

4-Ky fustan me vija i Kate është i Zarës dhe ka kushtuar $69.99.

5-Ndërsa merrte pjesë në një ngjarje të Warner Bros Studios në 2013, Kate Middleton veshi këtë fustan prej 52 dollarësh me pika nga TopShop. Fustani u shit brenda 1 ore.

6-Ndërsa ishte në turne në Afrikën e Jugut në vitin 2019, Meghan Markle u pa me këtë fustan prej 85 dollarësh nga Mayamiko, një markë nga Malawi.

7-Në janar 2020, Meghan Markle veshi këtë triko prej 68 dollarësh nga Massimo Dutti për një vizitë në Londër. Edhe fundi është i së njëjtës markë dhe kushton 116 dollarë.

8-Dukesha e Kembrixhit zgjodhi një palë pantallona nga GAP për një vizitë në Cornwall në 2016. Pantallonat kushtojnë rreth 30 dollarë.

Burimi: Living

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu