Një sezon i vështirë, larg objektivave në kampionat, një nisje jo e mirë e vitit 2022, por në ndeshjet e fundit, Partizani njeh vetëm rritje, duke marrë terren në renditje dhe duke prekur fazën gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë.
Barazimi i fundit në derbi ndaj Tiranës ishte treguesi i vërtetë se “të kuqtë” nuk janë dorëzuar dhe kërkojnë të ndryshojnë kurs,krahasuar me gjysmën e parë të sezonit. Janari, merkato dhe ndryshimet në pankinë kanë dhënë frytet e para, pasi me Mehmetin, Partizani ka rilindur. Megjithatë në klubin e kuq kanë nisur problemet e para. Mbrojtësi i djathtë Andi Hadroji ka probleme në kavilje, jo më kot 22-vjeçari u zëvendësua në derbi në minutën e 46’ për shkak të probelemve fizike.
Ditët në vijim do të mësohet më tej gjëndja e lojtarit. Një tjetër futbollist që ka shqetësuar jo pak stafin e Partizanit është Xhuliano Skuka. Sulmuesi që është kthyer në liderin e sulmit ka probleme në shpatull. 23-vjecari ka ndjerë shqetësime në seancën e fundit stërvitore dhe nuk dihet nëse lojtari do të jetë në takimin e fundjavës ndaj Egnatias.





