Partizani fiton Superkupën e Shqipërisë ndaj Egnatias

0

Për herë të tretë në histori,Partizani është fituesi i Superkupës së Shqipërisë.

Të kuqtë triumfuan minimalisht në finale ndaj Egnatias, në sfidën e zhvilluar në “Air Albania”.

Një gafë e portierit Alen Sherri, u shfrytëzua  nga Arinaldo Rrapaj në minutën e 37-të, i cili rrëmbeu topin dhe shënoi.

Egnatia tentoi të reagojë, duke krijuar raste të shumta, por pa sukses.

Në minutën e 72-të, Fernando kishte mundësinë e artë për të barazuar, por dështoi nga pika e  penalltisë, e cila u prit nga portieri Qirko.

Partizani fiton kështu trofeun e parë sezonal, ndaj rivalit direkt edhe për titullin kampion.

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu