Pas 4 orësh, përfundon seanca e Arbër Paplekaj, kur do të nisë marrja e dëshmive

0

Pas 4 orësh ka përfunduar seanca për Paplekaj, ku u këqyrën 4 video dhe palët e përfshira u njohën me provat.

Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm dhe i akuzuari për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani, Arbër Paplekaj.

Në nisje të seancës kur pa që po filmohej nga mediat u largua për tu kthyer në sallë, pasi gazetarët u nxorrën jashtë.

Në seancën e radhës që u caktua të mbahet në 22 janar pritet të nisë marrja e dëshmive.

Kujtojmë se Paplekaj ishte pjesë e grupit të mbrojtjes së votës, të ngritur nga demokratët në zgjedhjet e prillit dhe shkoi në lagjen 5 Maji pasi kishin konstatuar një person me lista votuesish dhe që shpërndante para në këmbim të votës.

Në përplasje e sipër, u vra Pjerin Xhuvani si edhe u plagosën Pavlo Vuksani, Emiliano Prenga, Eltjon Bodinaku si edhe policja Xhensila Sota.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu