Pas 48 orësh protestë, janë hapur sot pikat doganore që lidhin Shqipërinë me Greqinë.
4 pikat kufitare të Kakavijës, Kapshticës, Tre Urat e Qafë-Botës kishin dy ditë që ishin bllokuar.
Shkak u bënë grevat e zhvilluara për kushte më të mira pune, paga më të larta e shtim personeli.
Nga sot mjetet e vogla, autobusët, taksitë apo kamionët e mallrave do të qarkullojnë normalisht.
Policia Kufitare dhe dogana shqiptare në Kakavije kanë marrë masat përkatëse për evitimin e pritjes së këmbësorëve dhe automjeteve në kufi.