Pas rreth pesë orësh seancë, dhe me një ndërprerje në mes, është mbyllur gjyqi në GJKKO ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çukos.
Tashmë trupa gjykuese është tërhequr për të shpallur vendimin.
Sipas informacioneve, verdikti për 4 të akuzuarit nga SPAK do të shpallet për rreth 30 minuta.