Pas arrestit të Fjolla Morinës, ngrihet një tjetër akuzë për këngëtaren

0

Ditën e djeshme Fjolla Morina theu arrestin e shtëpisë. Policia e Kukësit kishte marrë informacione se këngëtarja nuk ndodhej në banesën në të cilën duhej të kalojë arrestin e shtëpisë.

Ndërkohë ditën e sotme policia e Kukësit ka reaguar një ditë pas arratisjes së Fjollës dhe ka shpjeguar se pas këtij veprimi këngëtarja akuzohet për një tjetër vepër penale. Policia ka bërë me dije se ende po punohet për arritjen në gjurmët e këngëtares dhe kapjen e saj.

“Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të  caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë. Po punohet për kapjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Këngëtarja Fjolla Morina dhe partneri i saj Fisnik Syla u arrestuan më 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kapën me dy armë me vete. Kujtojmë që këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip ‘Audi’ ndërsa i është gjetur një armë në çantë dhe një në bagazh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu