Pas betimit në Kuvend, Bajram Begaj i drejtohet Presidencës ku do t’i dorëzohet detyra nga Ilir Meta

0

Ka zgjatur rreth 20 minuta ceremonia e betimit të Presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj në Kuvend.

Pas një fjalimi të shkurtër për t’iu drejtuar popullit, ku bëri thirrje për unitet dhe heqjen e vëmendjes nga ndasitë politike, Begaj nën shoqërimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla i është drejtuar Bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Begaj sapo ka mbërritur në godinën e Presidencës, ku edhe do t’i dorëzohet zyrtarisht detyra nga Presidenti në detyrë Ilir Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu