Pas Brojës, kuqezinjtë humbasin një tjetër sulmues

0

TIRANE – Të enjten e 12 tetorit, kuqezinjtë e Shqipërisë, arritën një fitore të madhe në “Air Albania”, duke fituar 3-0 ndaj Republikës së Cekisë, në një ndeshje të vlefshme për eliminatoret e “Euro 2024”.

Pas kësaj ndeshjeje të gjashtë, Shqipëria kryeson renditjen në grupin “E” me 13 pikë, duke e bërë thuajse të sigurtë kualifikimin për në Gjermani.

Ndërkohë, të martën, më 17 tetor, duke filluar nga ora 18:00, Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Bullgarinë, e para në epokën e Sylvinhos. Mirëpo sfida me Cekinë nuk ka kaluar pa pasoja.

Sipas stafit mjekësor të Kombëtares, sulmuesi Mirlind Daku është dëmtuar do të duhet të qëndrojë 2 javë pushim për t’u riaftësuar. Ai do të niset mbrëmjen e sotme drejt klubit të tij, duke lënë grumbullimin e Kombëtares.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu