Koronavirusi po shkakton problem të reja shëndetësore duke lënë me pasoja pacientet 50-60 vjeç. Mjekët e Sanatoriumit thonë se kanë pasur raste të shfaqjes së astmës, por edhe probleme të kollës së vazhdueshme dhe vështirësi në frymëmarrje. Pacientët me probleme post-Covid po trajtohen aktualisht në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Koronavirusi po shkakton sëmundje të reja duke lënë me pasoja pacientët e moshave 50-60 vjeç që i mbijetojnë infeksionit.
Pacientët që vuajnë pasojat e Covid kryesisht trajten në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Në tri klinika aktualisht ndodhen rreth 15 persona që po marrin trajtim mjekësor.
Shefja e shërbimit të Pneumologjisë, Silvana Bala, thotë se pacientët janë kryesisht të grupmoshës së mesme, 50-60 vjeç.
Simptomat kryesore janë kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.
Situata vështirësohet më shumë kur problemeve të post-Covid u mbivendosen edhe baktere të tjera.
Pasojat që ka lënë pas Covidi në disa raste kanë ndikuar edhe në shfaqjen për herë të parë të astmës.
Spitali “Shefqet Ndroqi” është përdorur më parë si strukturë për trajtimin e rasteve me Covid, por ende nuk është përcaktuar saktësisht nëse do të rihapet për të ofruar këtë shërbim apo do të ketë një skenar tjetër nga Ministria e Shëndetësisë.





