Pas datës 20 futet fuqishëm mjeku i familjes… Si do t’a përfitojnë qytetarët testin e shpejtë

0

Nga sot ka nisur aplikimi i testit të shpejtë për pacientët e dyshuar si të prekur nga Covid-19. E ftuar në studion e ABC me Juli Xhokxhi, Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në ISHP deklaroi se deri më 20 dhjetor përfundon trajnimi për kryerjen e këtyre testeve në nivel kombëtar.

“Deri në datën 20 dhjetor që është periudha e përfundimit të trajnimeve në nivel kombëtar. Ka filluar trajnimi i epidemiologëve në nivel kombëtar, por fillimisht fillon në Tiranë. Testi i shpejtë jo vetëm që ndihmon hetimin, por është edhe diagnostik 100%. Nuk ka nevojë për ritestim. Nxjerr anti-genin prandaj duhet të ketë një virulencë të lartë he kërkohet në 5 ditët e para. Do të jetë një testim i alternuar”, tha ajo.

Sipas Tominit aplikimi i testit të shpejtë do të sjellë edhe uljen e fluksit për testin PCR. Siç thekson ajo nga sot procedura do të jetë e alternuar mes testit të shpeshtë i cili është efektiv vetëm në 5 ditët e para dhe më pas me testin PCR.

LEXO EDHE: Radhat e ambulancave, Tomini: Kanë elementë jetëshpëtues! 11 spitale rajonale do bëhen COVID

“E gjithë ndërhyrja është për tu zbatuar në bazë. Fluksi mund të ketë sjellë vonimin e përgjigjes. Por ky boshllëk do të plotësohet me testet e shpejta. Ndërkohë që ulet paniku, qetësohet, drejtohet drejt izolimit”, tha epidemiologia.

E pyetur se si e përfitojnë qytetarët testin e shpejtë, ajo tha se sistemi do të jetë i njëjtë. Deri më datën 20 janë epidemiologët ata në varësi të rasteve të referuar, do të vlerësojë situatën epidemiologjike dhe pas datës 20 ndërhyn fuqishëm mjeku i familjes.

“Sistemi do të jetë i njëjtë. Deri më datën 20 janë epidemiologët ata në varësi të rasteve të referuar, do të vlerësojë situatën epidemiologjike dhe pas datës 20 ndërhyn fuqishëm mjeku i familjes. Në rast se kemi kaluar 5 ditë, testi i shpejtë nuk është efektiv dhe hyn PCR aktive në lojë sepse është një procedurë e alternuar”, tha Tomini.

Por si to të aplikohet testi i shpejtë në grupet e rrezikuara, si shtëpitë e të moshuarve? “Nëse do të kemi një rast në azile dhe nga hetimi epidemiologjik do të shikojmë që kemi shumë kontakte është e thjeshtë dhe mund të ndërhyhet për kryerjen e testit të shpejtë. Në grupet prioritare apo të riskut në varësi të asaj që mund të ndodhë ndërhyhet”, u shpreh Tomini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu