Pas debateve mes Berishës dhe Alibeajt, grupi parlamentar i PD mblidhet për të dytën herë brenda ditës

0

Grupi parlamantar i Partisë Demokratike do të mblidhet sërish sot, për të dytën herë brenda ditës.

Mësohet se mbledhja do të mbahet pas përfundimit të seancës plenare.

Mbledhja e parë u mbajt rreth orës 9 të mëngjesit të ditës së sotme, që u shoqërua me debate mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeajt.

Ky i fundit tha gjatë mbledhjes se Berisha ishte i paftuar.

Ajo që ra në sy në këtë mbledhje është mungesa e 10 deputetëve, përfshirë edhe emra të njohur si Grida Duma apo Alfred Rushaj dhe Agron Gjekmarkaj, të cilët deri pak kohë më parë kanë mbajtur një qëndrim jo përjashtues ndaj Berishës, edhe pse kanë deklaruar se rikandidimi i tij si kryetar nuk duhet të ndodhë.

Po ashtu në mbledhje mungon kryetari i dorëhequr Lulzim Basha, si dhe deputetët Flutura Açka, Kreshnik Çollaku dhe Oriola Pampuri, të cilët kanë dalë hapur në mbështetje të Bashës me qëndrimet e tyre në mbledhjet e mëparshme.