‘Ja kush na kontaktoi që ta mjekonim Dumanin në banesë’, flasin mjekët e arrestuar

0

Infowebtv – zbardh dëshminë e mjekëve të arrestuar, për shkak se mjekuan në banesë shtetasin Nuredin Dumani, i cili mbeti i plagosur të martën në Elbasan, gjatë një shkëmbimi zjarri, me të shumëkërkuarin Talo Çela.

Të pyetur nga policia e Elbasanit mjekët që asistuan në mjekimin e të shumëkërkuarit Nuredin Dumani kanë thënë se janë marrë në banesë nga një i njohur i perbashkët i Dumanit ndaj nuk kanë pasur dijeni për të shkuaran e tij kriminale.

Ata kanë deklaruar se sa kohë kanë bërë betimin e Hipokratit nuk mund ti mohonin kujdesin shëndetësor si çdo qënie tjetër njerëzore. Tre bluzat e bardha dhe 20 vjecarja pritet të dalin nesër para gjykatës Elbasan ku do tu komunikohet masa e sigurisë.

Dumani ka marrë dy plumba si pasojë e armës së zjarrit, njërin në shpatull, dhe tjetrin në mushkëri. Mjekët që e kanë trajtuar në banesë i kanë thënë Dumanit, se duhej të merrte medoemos mjekim spitalor, për shkak të gjendjes së rëndë.

Policia e Elbasanit ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me bluzat e bardha që u arrestuan, pasi i dhanë ndihmën mjekësore Nuredin Dumanit, dhe nuk e raportuan p,lagosjen e tij në polici.

Në mesin e të arrestuarve është dhe e dashura 20-vjeçare e Dimanit, e cila është me origjinë nga Kosova.

Gjate operacionit policore të koduar “Arratia” i realizuar me datë 29.03.2022 u vunë në pranga shtetasit:

Nuredin Dumani

Henrik Hoxhaj

Mirjetë Hajdini

Julian Mala

Ermal Gjeci

Bledar Berdalli