Pas denoncimit të 29-vjeçares, gjendet gjallë turisti polak në Sarandë

0

SARANDË- Turisti polak është gjetur shëndoshë e mirë nga policia e shtetit. Gjetja e turistit me inicialet Z.K, u bë nga policia pas denoncimit të një 29-vjeçarje e cila lajmëroi forcat blu se i moshuari nuk doli më nga deti. 74-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është shoqëruar për në vendin e tij të akomodimit në Sarandë.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për kërkimet e shtetasit polak Z. K, ju informojmë se si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në det, u bë e mundur gjetja e shtetasit Z. K, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet për në vendin e tij të akomodimit në Sarandë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu