Pas Egjiptit, Turqia shpall 3 ditë zie për viktimat në spitalin e Gazës

0

TURQI-Turqia do të shpallë tre ditë zie pas sulmit vdekjeprurës në spitalin në Gaza, ku humbën jetën rreth 500 persona. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Izraelin për “goditjen e spitalit që strehon gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm” dhe i kërkoi botës të ndalojë tragjedinë në Gaza, raportojnë mediat e huaja.

Ndërkohë edhe Presidenti Abdel Fattah El-Sisi ka shpallur tri ditë zie të përgjithshme në të gjithë Egjiptin pas një sulmi në spitalin Al-Ahli në Gaza.

Bombardimi i Spitalit Arab al-Ahli ka shkaktuar një valë zemërimi dhe protestash në të gjithë Lindjen e Mesme, me protestues që dolën në rrugë në të paktën tetë vende për të dënuar sulmin vdekjeprurës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu