Kombëtarja shqiptare mësoi para pak minutash kundërshtarët për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, teksa ndodhemi në grupin I, me skuadrën e Anglisë, Polonisë, Hungarisë, Andorrës dhe San Marinos. Në lidhje me shortin ka folur edhe trajneri i Kombëtares, Edi Reja i cili deklaroi se shanset për kualifikim në Botëror janë thuajse të pamundura.
Reja u shpreh:
Ky është grupi më i keq që mund të na binte. Ai i Kroacisë ishte më i përshtatshëm, ndërsa ai i Danimarkës do të ishte ideali. Është në grup i vështirë, thuajse i pamundur, por ne nuk dorëzohemi. Do luajmë mundësitë tona.”