Pas Kroacisë tërmeti godet Italinë, alarmohen qytetarët

0

Pas Kroacisë, lëkundje tërmeti janë rregjistruar edhe në Itali, ku sipas mediave italiane lëkundja ishte me epiqendër në Veronë me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter. Dridhja e tokës u ndje në shumë zona të Italisë Veriore, përfshirë edhe Milanon. Ndërkohë, po gjatë ditës së sotme Italia u godit edhe nga dy lëkundje të tjera tërmeti, me epiqendër i pari afër Salizzole me madhësi 3.4 dhe i dyti, me madhësi 2.8. Fatmirësisht nga lëkundjet nuk ka patur dëme të shkaktuara. Kujtojmë se ditën e sotme, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 të shkallës Rrihter goditi Kroacinë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Deri më tani flitet për një viktimë, ndërsa dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu