TIRANË– Nuk kanë fund aksidentet me autobusa në Tiranë. Pasi autobusi ‘Go Green’ përfundoi në Lumin Lana, një tjetër urban i kryeqytetit është përfshirë në aksident. Bëhet fjalë për autobusat e vegjël jeshilë, të linjës së ‘Qytet Studentit’. Ky i fundit është përplasur me stacionin e pasagjerëve. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar mirëpo shihet qartë që mjeti ka pësuar dëmtime të shumta.