Pas largimit të Messit, Barcelona zgjedh kapitenin e ri të ekipit

0

Barcelona ka zgjedhur kapitenin e ri të ekipit pas largimit të Lionel Messit, të cilin vetëm zyrtarizimi e mban larg PSG-së.

Pesë kandidatë ishin në garë për të marrë shiritin e argjentinasit, teksa në fund ka triumfuar Sergio Busquets, i cili sezonin e kaluar ishte zv kapiten.

Mesfushori është një katalanas puro dhe prej vitit 2008 luan me ekipin e parë të Barcelonës. Zv kapitenë janë zgjedhur Gerard Pique, Sergio Roberto dhe Jordi Alba.

Barcelona luan ndeshjen e parë të sezonit të ri të dielën (15 gusht). Djemtë e Roland Koeman presin Real Sociedad në “Camp Nou”.

Skuadra katalanase do të mbështetet nga rreth 30 mijë tifozë. Autoritetet shëndetësore në Spanjë, kanë vendosur një kufi pjesëmarrje prej 30% të kapacitetit të stadiumit, e barabartë me 29,803 spektatorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu