Pas Madonës, edhe Emily Ratajkowski bëri një zbulim për seksualitetin e saj, ose të paktën kështu la të kuptohej me videon e re të Tik Tok.\
Modelja 31-vjeçare gjeti një mënyrë të veçantë për të “folur” për orientimin e saj seksual. Ajo postoi një video të një gruaje tjetër që pyeste: “A je biseksuale, a ke një divan prej pelushi të gjelbër?” Në postim, përdoruesja që merr pyetjen tregon divanin e saj të gjelbër prej pelushi, për të cilin shumë besojnë se është konfirmimi i saj se ajo është biseksuale. Emily Ratajkowski nga ana e saj shikoi me djallëzi kamerën dhe u ul në divanin e saj e veshur me xhupin e saj.
Kjo lëvizje mjaftoi për të ndezur thashethemet për seksualitetin e saj. Komentet nën postimin e saj e urojnë dhe flasin për një tjetër “fitore” të femrave.
@emrata #stitch with @shaymitchell ♬ original sound – Emrata
Në një intervistë të mëparshme ajo tha: “Unë kurrë nuk do t’i vendosja një etiketë vetes. Ti e do atë që do. E zezë, e bardhë, me pika, kështu thoshte gjithmonë babai im”.
Kujtojmë që Emily Ratajkowski ka qenë e martuar prej katër vitesh me Sebastian Bear dhe së bashku kanë një djalë. Ajo vetë kërkoi divorcin pak kohë më parë, pasi zbuloi tradhtinë e bashkëshortit të saj. Kohët e fundit thashethemet duan që ajo të jetë çift me Brad Pitt.