Mblidhet Këshilli i Sigurisë Publike, prioritet mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi dhe trafikimi

0

Mbajti në Elbasan takimin e radhës Këshilli Vendor i Sigurisë Publike , i cili e vendosi theksin te mbrojtja e të miturve. Të pranishëm në takim ishin kreu i Bashkisë Elbasan , Gledian Llatja, Kryetarja e Agjensisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës Znj. Alma Tandili, kreu i Prokurorisë, Policisë së Elbasanit si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve të tjera vartëse. Si kryesues i Këshillit të Sigurisë kryebashkiaku Llatja teksa iu referua dhunës që përjetojnë në disa raste të miturit i shqetësuar u shpreh rreth trendit të fundit, sikurse është abuzimi dhe rekrutimi online i fëmijëve duke kërkuar një reagim në grup për këtë fenomen.

Në fjalën e saj Kryetarja e Agjensisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës Znj. Alma Tandili u shpreh se siguria te fëmijët duhet të jetë kryefjala e cdo diskutimi dhe përpjekje.

Në sinkron me njëri -tjetrin Drejtuesi i Prokurorisë dhe ai i Policisë në fjalën e tyre përmenden masat e marra ndaj fenomeve shqetësuese si abuzimi i të miturve apo dhe hotspoteve të narkotive duke pasqyruar dhe në statistika veprat më të prekura nga të miturit.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth problematikave lidhur me abuzimin e fëmijëve, prezantimi i platformës së komunikimit dhe vlerësimi strategjik i riskut.Për pasojë në takim u cek rendësia që ka evidentimi i rasteve dhe raportimi i tyre nga stafi pedagogjik dhe qendrat shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu