Ish-kryeministri Sali Berisha, pas mbylljes së protestës së sotme, 3 mars tha se së shpejti do të vendoset për një tubim tjetër.
Berisha theksoi se qytetarët protestonin sot kundër kryeministrit Edi Rama dhe jo për vendimin që pritet të marrë Gjykata lidhur me vulën e PD.
“Protesta tejkaloi çdo parashikim, faleminderit qytetarëve që mbushën bulevardin si misionarë të jashtëzakonshëm. Në protestë ishim për Ramën jo Gjykatën, ishte revolucion. Edhe Ramizin e hoqëm me votë ashtu do ikë dhe Rama. Protesta e radhës do e vendosim së shpejti, gjyqin nuk e komentoj. Rama duhet të ishte në burg për 21 janarin, nëse ne shpallim një audiopërgjim pa zë ne mashtrojmë qytetarët. Është një vepër e Ardi Veliut”, – tha ai.