Pas ndarjes nga Sara, Atdheu i jep fund miqësisë me Andin

0

Prej ditësh Atdheu dhe Sara nuk janë më bashkë. Çifti i dhanë fund lidhjes së tyre dhe e para që e konfirmoi këtë lajm ishte Sara. Ajo publikoi në rrjete sociale një shprehje, në të cilën shkruhej “Jam 106% beqare”, duke konfirmuar se ata të dy kanë ndarë rrugët përgjithmonë. Por se çfarë ka ndodhur realisht mes tyre nuk e di askush, ndërkohë Atdheu ka reaguar së fundmi për ndarjen.

Ai ka pranuar se nuk është më me Sarën, ndërkohë që i ka habitur të gjithë me një tjetër deklaratë. Ai shkruan se ju ka vënë vizën disa personave, që i konsideronte si vëllezër, por që ja kanë punuar pas krahëve. Dhe siç të gjithë mund ta kuptoni bëhet djalë për Andi Artanin. Ky i fundit dje u pa në shoqërinë e Sarës dhe vëllait të tij e duket se ky fakt e ka irrituar Atdheun.

“Sqarim për publikun se më kanë ardh shumë mesazhe ndjesë për vonesën, por kam pas disa probleme personale. Siç e keni parë e keni kuptu dhe vetë ndarjen ta quajmë se ishim në njohje e sipër me Sarën, po është e vërtetë. Faleminderit të gjithë ju që na mbështetët dhe vazhdon të na mbështesni mirënjohës për ju gjithë jetën. Gjithashtu me këtë dua t’ju them që i kam vu vizën disa personave që më quanin vëlla dhe ta punojnë mbrapa krahëve disa herë po e kam bo një sy qorr po u mbush kupa. Respekt për të gjithë, ju faleminderit Zotit me disa nga personazhet e PP që ka ngel respekti dhe dashuria në mes dinë ata se kush janë, por që do i bëj publik avash avash”, shkruan Atdheu.

Më pas ai ka publikuar gjithë emrat e konkurrentëve të “Për’puthen” duke u shprehur i lumtur që i ka njohur, por bie në sy se mes tyre nuk përmend as Sarën e as Andin. Madje Atdheu nuk ndjek më asnjërin prej tyre në Instagram.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu