Pas ndarjes së trishtë me Mileyn, Liam Hemsworth është gati për t’u martuar me…

0

Pasi i dha fund lidhjes 10-vjeçare me Miley Cyrus, Liam Hemsworth pati direkt një kimi të veçantë me modelen Gabriella Brooks. Ata filluan të dilnin në fund të vitit 2019 dhe duket se gjërat po bëhen gjithnjë e më serioze për çiftin.

Sipas një burimi për Us Weekly, Liam Hemsworth është gati të martohet përsëri pas martesës së tij jetëshkurtër me Miley Cyrus.

“Liam dhe Gabriella e kanë bërë lidhjen serioze. Ata nuk janë gati për ta bërë të ditur për publikun këtë gjë, por miqtë dhe familjarët e tyre e dinë dhe me shumë mundësi së shpejti do të kemi një fejesë”, thotë burimi, duke shtuar se 31-vjeçari e vuajti shumë ndarjen e tij me Cyrus. “Liam merr shembullin e vëllezërve të tij dhe do të dëshironte që një ditë edhe ai të kishte një martesë të gjatë me një partnere. Ai është gati për martesë, por thjesht dëshiron të jetë shumë i sigurt për marrëdhënien e tij me Gabriella-n para se të ulet në gjunjë! ”

Liam dhe Miley Cyrus u ndanë tetë muaj pasi kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre 10-vjeçare. Sipas burimit, Liam dëshiron që Gabriella të qëndrojë jashtë vëmendjes, çka ishte një problem i madh gjatë romancës së tij me Miley-n.

“Ajo nuk e dëshiron vëmendjen dhe është me këmbë në tokë. Ajo është një person i rezervuar, ashtu si Liam”, -thotë burimi.

Një burim tjetër pak kohë më parë tha se Liam ndihet më shumë komod me Gabriella-n sesa me Miley-n dhe ndihet sikur mund të jetë vetvetja, pa asnjë dramë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu