Ktheu shtëpinë në laborator droge, arrestohet një person në Lushnjë

0

Pas një hetimi disa mujor, policia e Fierit ka arrestuar një person, i cili kishte kthyer një kat të shtëpisë për prodhim droge (hashash).

Burime bëjnë me dije se ai është arrestuar tek vendi i quajtur “Sheshpushimi i shoferit” pa mbërritur në Lushnje, ku dhe kishte ngritur laboratorin.

Ambienti është i përshtatur në laborator është në një karburant që po restaurohej buzë rrugës në aksin Lushnjë-Fier.

Në vendngjarje janë forcat e policisë dhe punonjës të ndërmarrjes OSHEE ngjitur me këtë ambient ndodhet një kabinë elektrike ku mendohet se personi që ka ndërtuar ambientin për kultivimin e kanabisit merte energjinë në mënyrë ilegale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu