Pas ndryshimit të masës, SPAK kërkon kthimin në burg të Vangjush Dakos

0

Pas ndryshimit të masës nga arrest me burg në arrest shtëpiak, prokuroria kërkon kthimin në burg të Vangjush Dakos.

Kjo kërkesë u shqyrtua sot në gjykatën e Apelit të Posaçëm.

Prokurori i çështjes deklaroi se në rast se nuk vendoset arresti me burg për Vangjush Dakon atëherë të lihet në fuqi arresti shtëpiak.

Por nga ana tjetër avokatët e Dakos, këmbëngulin se kanë përfunduar afatet edhe për arrestin shtëpiak.

Ndërkohë rreth orës 11:25 pritet që Apeli i Gkykatës së Posaçme të dalë me një vendim për kërkesën e SPAK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu