Aksident në Shkodër/ Makina e policisë bashkiake përplaset me një mjet tjetër

0

Një aksident është regjistruar këtë të hënë në qendër të qytetit të Shkodrës.

Makina e policisë bashkiake është përplasur me një tjetër mjet dhe ka përfunduar në korsinë tjetër.

Mbeten të paqarta arsyet e këtij aksidenti. Ndërkohë, nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për këtë aksident.