Pas një kohe të shkurtër, ndahet reperi i famshëm shqiptar?!Rreth dy javë me parë, në median online qarkulloi një foto e Majk dhe Nita Krasniqit, përmes së cilës u konfirmuan zërat që qarkullonin prej kohësh për një lidhje mes tyre.
Por ditën e sotme, çifti ka bërë një veprim, i cili ka ngritur dyshimet se lidhja ka marrë fund. Reperi dhe Nita nuk ndiqen më në rrjetet sociale dhe nuk dihet ende se çfarë fshihet mbas këtij veprimi.
Kujtojmë që Nita është protagoniste në klipin e këngës më të re të Majk, e cila pritet të publikohet së shpejti. Kështu që nuk është e qartë nëse kjo është thjesht një “zhurmë” e krijuar para se kënga të publikohet.
Nga ana tjetër Majk dhe ish-partenerja e tij, Majlinda, janë fotografuar së bashku, teksa kanë shoqëruar djalin e tyre, Roan, në ditën e parë të shkollës.