Pas pajtimit ‘plasin’ dhuratat! Noizy i dërgon pako me veshje Cllevios

0

Reperët Noizy dhe Cllevio vendosën t’i japin fund sherrit mes tyre i cili përfundoi dhe në dhunë fizike.

Prej kohësh ata ishin përfshirë në një debat virtual, i cili ka pushtuar rrjetet sociale dhe faqet rozë të mediave online. Por mesa duket, reperët Noizy dhe Cllevio vendosën t’i japin fund sherrit mes tyre i cili përfundoi dhe në dhunë fizike.

Përmes një video live në TikTok, Cllevio nën shoqërinë e miqve të tij i ka kërkuar falje Noizyt dhe si shkas për këtë është bërë ndërmjetësimi mes shoqërive të përbashkëta të dyshes. Ky i fundit i ka dëguar disa dhurata në banesë, nga linja e tij e veshjeve. Momentin kur Cllevio i merr dhuratat janë filmuar live në Instagram.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu