OBSH: Lija e majmunëve, kujdes me kontaktet seksuale, vaksinimi do i vërë ‘fre’

0

Deri më tani, 98% e rasteve të raportuara jashtë vendeve afrikane, ku virusi është endemik, e janë gjurmuar tek meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj.

Më shumë se 18,000 raste të lisë së majmunëve janë raportuar në mbarë botën nga 78 vende, me shumicë në Evropë. Të dhënat i ka njoftuar sot Organizata Botërore e Shëndetësisë. Deri më tani, 98% e rasteve të raportuara jashtë vendeve afrikane, ku virusi është endemik, e janë gjurmuar tek meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, kërkoi reduktimin e numrit të partnerëve seksualë.

“Ky është një shpërthim që mund të ndalet… mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të zvogëloni rrezikun e ekspozimit. Kjo do të thotë të bësh zgjedhje të sigurta për veten dhe të tjerët,”-tha Tedros në një konferencë shtypi.

Lija e majmunëve është në proces riemërimi për të shmangur përdorimin e emrit si “armë” për mënyrë raciste. Agjencia e OKB-së rekomandon vaksinimin për grupet me rrezik të lartë, duke përfshirë burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra dhe ata që kanë partnerë të shumtë seksualë. Gjithashtu rekomandohet edhe vaksinimi i punonjësve shëndetësorë.

Pas shpërthimit të virusit, rreth 10 për qind e pacientëve janë shtruar në spital dhe 5 kanë vdekur, të gjithë në Afrikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu