Pas Partisë së Lirisë, edhe PD njofton protestë para SPAK-ut: Mobilizohemi të hënën në mbështetje të Berishës

0

Partia e Lirisë ishte e para që njoftoi një protestë përpara institucionit të ri të drejtësisë, SPAK, për arrestimin e kryetarit të tyre Ilir Meta. Në atë kohë Partia Demokratike nuk iu bashkua.

Por sot, edhe PD-ja ka njoftuar protestën e vetë para SPAK-ut. Ajo do të mbahet ditën e hënë dhe përmes një mesazhi u bëhet thirrje militantëve demokratë të mobilizohen.

Mesa duket, mbështetësit e Berishës do të protestojnë kundër masës së GJKKO ndaj tij, për detyrim paraqitje dy herë në muaj, çka demokratët e quajtën “absurde”. Berisha pritet të paraqitet këtë të hënë në SPAK.

“Të dashur miq. Ditën e Hënë në ora 9:30 të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar përpara SKAP- it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politik ..Do jemi aty në mbështetje të të së drejtës, të ligjit dhe se vërtetës që është në anën e Kryetarit të PD Prof Dr Sali Berisha ..Në ora 9:30 përpara selisë SKAP-it .Faleminderit”, thuhet në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu