Pas përmbytjeve, Greqia rrezikon të ‘pushtohet’ nga sëmundjet infektive

0

GREQI- Rreziku i zhvillimit të sëmundjeve infektive në Thesali përfshin virusin e Nilit Perëndimor, pasi sipas të dhënave të Observatorit të Athinës, popullsia e mushkonjave rritet ndjeshëm për shkak të vëllimit të madh të ujit të ndenjur.

Vëllimi i ujit që mbetet në fushat e përmbytjeve është një mjedis ideal për inkubimin dhe riprodhimin e mushkonjës së zakonshme, e cila mbart virusin e Nilit Perëndimor, shkruajnë mediat greke.

Në dy hartat e paraqitura, njëra kap vlerësimin e rrezikut para përmbytjes, ndërsa e dyta përditësohet, duke marrë parasysh të dhënat pas përmbytjes. 25% e të gjithë Thesalisë, të 4 prefekturat janë në kategorinë e rrezikut të lartë (të kuqe). Në zonat me ngjyrë portokalli dhe të kuqe pritet të paktën një dyfishim i numrit të mushkonjave.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu