Pas protestës reagon Bashkia e Elbasanit

0

Pas protestës së punëtorëve të pastrimit ka reaguar edhe bashkia e Elbasanot. Të ndodhur në këto kushte, Bashkia e Elbasanit po kryen provizorisht procesin e pastrimit me anë të Agjencisë së Shërbimeve Publike jo vetëm në fshat por edhe në qytet, ç’ka shkaktuar vonesa në grumbullimin e mbetjeve urbane në disa zona. Kreu I ASHP në Bashkinë e Elbasanit Klinsi Lala teksa I kërkoi ndjesë qytetarëve për situatën e krijuar, kërkoi mirëkuptimin deri në zgjidhjen e situatës.

Burimet bëjnë me dije se janë në pritje të një tenderi për të afruar një tjetër firmë për të realizuar pastrimin e bashkisë Elbasan. Pa një afat të përcaktuar, punonjësit e pastrimit mbeten në rrugë , ndërsa ndotja do të shoqërojë të përditshmen e qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu