Pas RMV, ministrja gjermane e Shtetit sot në Tiranë, takime me Ramën e Ahmetajn

0

Ministrja gjermane e Shtetit, Anna Lührmann, pritet të vizitojë sot kryeqytetin shqiptar, Tiranën, një ditë pas vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut. Lührmann pritet të takohet gjatë kësaj vizite me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me Zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj dhe me zëvendësministren e Punëve të Jashtme, Megi Fino.

Takimi me Zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj mësohet se do të zhvillohet në orën 09:30 në ambientet e Kryeministrisë, ndërsa menjëherë më pas pritet që ata të dalin në një konferencë për shtyp.

Në qendër të diskutimeve mes palëve mësohet të të jenë marrëdhëniet dy palëshe, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, bashkëpunimi rajonal dhe programi i Shqipërisë si vend anëtar i ri jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë, ministrja e Shtetit, Anna Lührmann do të takohet gjithashtu edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu