Pas rreth dy muajsh, familjarët tërheqin nga morgu trupin e palestinezes! Ja ku do varroset 24-vjeçarja

0

Familjarët e të ndjerës Rayan Alwan kanë tërhequr trupin e saj nga morgu, pasi u vra nga babai i saj.

Mësohet se dy javë më pare, familjarët e saj nga nëna, saktësisht tezja, shprehu dëshirën për ta marrë trupin. Ajo ishte e vetmja që kishte marrëdhënie të mira me 24-vjeçaren.

Tezja e plaestinezes ka dërguar një avokat në Shqipëri, i cili kreu të gjitha procedurat dhe tashme 24-vjeçarja do mund të varroset në Gjermani.

Fadi Alwan mbërriti me të bijën nga Gjermania në Tiranë më 19 shkurt, nuk i tregoi askujt identitetin, e vrau me thikë në dhomën me qira në katin e tretë të një godine në rrugën “Gjon Muzaka” dhe iku me avion drejt Athinës, i qetë, ende pa u gjetur trupi i pajetë i së bijës, të cilën e zbuloi më 27 shkurt pronarja e banesës.

Ai mori gjithçka me vete, pasaportën e vajzës, celularin e saj me shpresën se nuk do të zbulohej.

Nga Athina, në planin e tij të mirëorganizuar, 49-vjeçari palestinez udhëtoi drejt Amsterdamit, e më tej drejt Libanit. Lokalizimi i fundit është bërë atje dhe në bashkëpunim me Interpol, po punohet për arrestimin.