Pas SHBA-ve reagon BE dhe Britania e Madhe për kërcënimet e prokurorëve

0

TIRANË-Bashkimi Europian dhe Ambasada e Britaninsë së Madhe në Tiranë kanë reagur pas SHBA-ve në lidhje me kërcënimet e prokurorëve. Delegacioni europian në deklaratën e tij bën thirrje për hetim të shpejtë dhe veprimet të rrepta në lidhje me luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ata theksojnë mbështetjen e tyre për drejtësinë shqiptare dhe inkurajonë forcimin e shtetit të së drejtës. Nga ana tjetër britanikët e quajtur punën e drejtësisë një mision jetim për Shqipërinë dhe bëjnë thirrje që të merren masat që puna e prokuorëve të bëhet pa frikë dhe pa favore.

DEKLARATA E BE-së NË TIRANË:

“BE-ja mbështet plotësisht të gjithë zyrtarët që punojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, dënon çdo formë sjelljeje kërcënuese ndaj tyre dhe vazhdon të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit të së drejtës.”

REAGIMI I BRITANISË SË MADHE:

“Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësimin lidhur me kërcënimet kundër hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri. Të gjithë ata që punojnë në Sistemin e Drejtësisë duhet të jenë të lirë të kryejnë punën e tyre, pa frikë apo favore. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i mbështesë ata në misionin e tyre jetik për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu